Shkupi do masë forcat me Ballkanin në shtëpi të enjten në orën 21.00, në kuadër të ndeshjes së parë të Play off të Conference League. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i shkupjanëve, Goce Sedlloski. Numri një i pankinës udhëzon ekipin që të jetë i fokusuar dhe cilëson sfidën si historike.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme sigurisht që duhet të luajmë mirë, të jemi të fokusuar në maksikum dhe të marim rezultat pozitiv, mendoj se jemi gati për një gjë të tillë dhe besoj se edhe futbollistët e mi do të kryejnë me sukses detyrat në fushë.

E njohim kundërshtarin mirë dhe dimë se për cilësitë e tyre, ku dhe kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me ata.

Për ne kjo është një ndeshje historike, dhe ne duam të jemi pjesë e historisë”, tha trajneri Goce Sedlloski.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: