Golden State u afrohet gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 118-113 arritur në fushën e Denver. Një ndeshje ku kapiteni Curry vijon ta nisë lojën nga stoli, por mbetet shënuesi më i mirë, me 27 pikë, po aq sa edhe Poole.

Mirë u paraqit edhe Klay Thompson me 26 pikë, ndërkohë që 37 pikët e 18 rebound të Nikola Jokic mbetën për statistikë. Pas këtij takimi, Ëarriors udhëheqin 3-0 serinë.

Po në Perëndim, Memphis përmbys disavantazhin e sfidës së parë, duke fituar 104-95 jashtë fushe dhe udhëheq 2-1 me ndeshje. Bane me 26 pikë ishte më i miri, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

2-1 udhëheq me ndeshje edhe Dallas, që mundi 126-118 Utah Jazz. 7 lojtarë të Dallas realizuan mbi 10 pikë (Bronson 21 pikë më i miri), ndërsa për Jazz nuk mjaftuan 32 pikët e Mitchell.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Miami – Atlanta, (2-0)

Philadelphia – Toronto, (3-0)

Milëaukee – Chicago, (1-1)

Boston – Brooklyn, (2-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Phoenix – Neë Orleans, (1-1)

Dallas – Utah Jazz, 126-118 (2-1)

Golden State – Denver, 118-113 (3-0)

Memphis – Minnesota, 104-95 (2-1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb