Ditët e fundit në Gjermani është diskutuar opsioni për ti ndryshuar skemën Bundesligës, për të sjell një kampionat të ri në të ardhmen e afër, ku parashikohet futja e fazës play-off, për të përcaktuar fituesin. I pyetur mbi këtë temë Oliver Kahn, drejtori i ri i deleguar i Bayern Munich, nuk doli kundër, përkundrazi doli në favor të këtij projekti.

Ndryshe nga Kahn, Uli Hoeness, ish presidenti i Bayern Munich, ka një tjetër version: “Ky është opinioni i tij, unë e mendoj ndryshe. E shoh shumë qesharake. Në Bundesligë duhet të shpallet kampion ai ekip që merr më shumë pikë pas 34 javësh. Ky më duket një rregull kundër Bayern Munich.

Administratori i ri i Federatës Gjermane punon ditë-natë vetëm për të ndalur dominimin e Bayern, ja se si ka lindur kjo ide. Nuk ka playoff në asnjë nga 5 kampionet më të rëndësishme në Evropë”, u shpreh ndër të tjera ish presidenti i Bayern Munich.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb