Drejtori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, Lutfi Minxhozi, ka zbardhur detaje të reja nga aksioni në plazhe.

Në rubrikën “Opinion”, në News 24, Minxhozi është shprehur se aksioni ka nisur në jug të Shqipërisë dhe është shtrirë në gjithë zonat bregdetare. Sipas tij, deri më tani janë liruar mbi 15 mijë metra katror plazh.

“Aksioni nisi të jug të Shqipërisë. Është angazhuar e gjithë policia për të ndëshkuar të gjithë zaptuesit. Aksioni po vijon edhe tani. 1341 subjekte i janë ushtruar kontrollit. Janë pushuar shumë zyrtarë, që me dashje kanë lejuar zaptimin e hapësirave.

Janë proceduar penalisht shumë punonjës të tjerë, prej të cilëve pesë janë arrestuar. Pjesa më e madhe janë ndëshkuar me gjobë. Gjithsej deri më tani janë liruar mbi 15 mijë m2 plazh”, ka deklaruar Minxhozi.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb