GREQI

Trupat e tre meshkujve janë gjetur në plazhet e Rodosit gjatë 24 orëve të fundit. Fillimisht, kufoma e një burri u gjet dje pasdite në plazh midis Afandou dhe Kolymbia dhe këtë mëngjes, një kufomë u gjet në zonën e Glystra Afandou dhe një e dyta në Faliraki.

Trupi i  gjetur këtë mëngjes në Falirakit, ishte i veshur me një xhaketë të zezë, ndërsa ai që u gjet në Afandou kishte veshje karakteristike, bluzë me mëngë të gjelbër dhe trup blu, pantallona xhinse dhe çorape.

Hetimet për të zbardhur ngjarjen i ka ndërmarrë Autoriteti Qendror Port Rodos, ndërsa trupat e gjetur po ekzaminohen nga mjeku ligjor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb