NGA KLODIANA HAXHIAJ*

DURRËS- Pushuesit dhe hotelet në plazhin e Shkëmbit të Kavajës i janë rikthyer furnizimit të ujit me bidonë dhe bote pasi ujësjellësi i Durrësit duket se ka dështuar në punën e tij për të siguruar furnizim normal të zonës turistike. Pushuesit dhe ata që kanë blerë apartamente përgjatë vijës së bregdetit shprehen se janë të rregullt me pagesat e ujësjellësit por uji thuajse asnjëherë këtë verë nuk ka mbërritur në çezmat e tyre.

Edhe më e rëndë situata bëhet për hotelet dhe resortet e ndërtuar pas nëntëdhjetës përgjatë plazhit të Durrësit dhe Shkëmbit të Kavajës. Vetë pronarët ankohen se janë të detyruar të paguajnë çdo ditë shuma të mëdha parash për uji me qëllim që turistët e shumtë të ardhur këtë vit të mos largohen me shijen e keqe nga Shqipëria.

Por nëse plazhi i Durrësit dhe ai i Kavajës si asnjëherë më parë po përjetojnë etjen më të madhe për ujë ata që dalin më të fituar në këtë mes janë tregtarët privatë të ujit, biznesi i të cilëve ka njohur fitime të majme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb