Ka ca kohe qe ka zhurmuar nje debat i forte mbi ate qe rendom quhet “djegie e plehrave” ne Shqiperi. Ne fakt, nuk jane plehra, por mbetje, qe shqiptaret, ashtu si cdo popull tjeter ne planet, krijojne cdo dite te jetes se tyre dhe qe mund te jene te ngurta, te rrezikshme, apo inerte(vete Tirana krijon rreth 850 ton mbetje ne dite). Dhe nuk behet me fjale per djegie sic ndodhte deri para afro dy vitesh ne Sharre apo Porto Romano, por per incenerim me teknologjine qe aplikohet sot edhe ne vendet e BE.

Tani, problemi nuk qendron tek degradimi tekniko financiar i debatit se sa euro per ton kushton asgjesimi i mbetjeve, apo se sa inceneratore duhen ndertuar ne vend( ne Sharre eshte ndertuar park i madh meqe ra fjala), sepse keto ceshtje mund te hetohen, te konsultohen dhe te standartizohen nga aktore publike dhe institucione e mekanizma shteterore kompetente. Problemi qendron se ky debat ka frymezim te tmerrshem politik, ku:

Maxhoranca qe qeveris po aplikon incenerimin dhe riciklimin e mbetjeve me teknologjine e sjelle nga vendet e BE dhe sipas praktikave atje, duke zhdukur ne pak kohe malet me plehra te krijuara nder vite, qe digjeshin mizorisht ne Sharre, Porto Romano, etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndersa opozita ka sulmuar eger qeverine per keto praktika. Por opozita, kurre, ne asnje vend dhe ne asnje rast nuk shprehet se cila do jete strategjia e saj anti mbetje, nese vjen ne pushtet. Por ajo eshte e detyruar tu jape pergjigje pyetjeve:

1) A eshte ajo ne favor te landfillimit( kapsulimit) nen toke te mbetjeve?
2) A eshte ajo ne favor te incenerimit dhe riciklimit te mbetjeve sic edhe po ngjet, dhe nese jo, pse??
3) Do vazhdoje ajo te promovoje si politika integruese mjedisore evropiane fatkeqet qe zhyten me koke ne kazanet e plehrave per te mbledhur kanocet si deri tani?

E pra, ” plehrat” nuk mund te mbeten peng i zgjedhjeve, pavaresisht kur mbahen dhe pavaresisht kush i fiton! Asgjesimi i tyre eshte ceshtje me rendesi kombetare persa i perket shendetit publik te popullates, prandaj opozita eshte e detyruar tu pergjigjet pyetjeve te mesiperme nese mendon se do qeverise vendin nje dite. Nese opozites i shijon vetem pozita e tanishme, kjo eshte tjeter gje….

Nderkohe, dikush duhet ti thote opozites se:
– Siperfaqja e tokes akoma ne dispozicion per landfille sa vjen e zvogelohet, dhe se
– Sipas direktivave te BE, jo me shume se 10% e mbetjeve duhet te landfillohet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb