Deputeti Dashnor Sula, në një analizë të gjatë në “Facebook” ka reaguar lidhur situatën mjedisore në Elbasan.

Deputeti Sula thotë se qyteti dhe të gjithë bashkitë e qarkut janë në prag katastrofe mjedisore, ndërsa shton se plehrat po shndërrohen në një minë me sahat

“22.6 milionë euro kanë paguar banorët e qarkut të Elbasanit për të ndërtuar inceneratorin me qëllim që qyteti të mos mbështillej më me atë renë e smogut me përmbajtje kancerogjene. Qytetarët e të gjithë zonës por edhe me kontributin e gjithë shqiptarëve, i hoqen ato para nga familjet e tyre për ta ndërtuar inceneratorin”, shkruan Sula.

Reagimi i plotë:

Elbasani dhe të gjitha bashkitë e qarkut, në prag katastrofe mjedisore!

Plehrat po shndërrohen në një minë me sahat për qytetin e Elbasanit dhe të gjitha bashkitë e qarkut.

22.6 milionë euro kanë paguar banorët e qarkut të Elbasanit për të ndërtuar inceneratorin me qëllim që qyteti të mos mbështillej më me atë renë e smogut me përmbajtje kancerogjene. Qytetarët e të gjithë zonës por edhe me kontributin e gjithë shqiptarëve, i hoqen ato para nga familjet e tyre për ta ndërtuar inceneratorin. (Nuk po merrem me procedurat e ndërtimit se ka fol dhe duhet të flas drejtësia).

Por në vend që landfilli ku depozitohen plehrat e të gjitha bashkive të qarkut të ishte ashtu siç na u premtua, sot është më keq seç ishte. Një mal i madh me plehra që së shpejti do konkurojë edhe malin e “Krrabës” është ngritur afër lumit Shkumbin. Atje nuk digjen plehrat per të prodhuar energji siç u tha. Atje as nuk ndahen mbeturinat. Atje tashmë vetëm depozitohen plehrat dhe shumë shpejt nëse kjo situatë vazhdon, ajo që ndodhi dy vite më parë në Fier do ndodh më keq edhe në Elbasan.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro, por i pari është në remont (ndonëse sipas të dhënave është ndezur vetëm një herë) dhe i dyti nuk është vënë ende asnjë ditë në punë.

E njëjta situatë është edhe në Fier.

Shqiptarët kanë paguar 58 milionë euro, paguajn 29 euro për ton mbeturina në mënyrë që të kenë qytete më te pastërta e jo të kenë pushtetarë që fshehin paratë e tyre nën dyshekë, dhe të flenë e të zgjohen çdo ditë me frikë se një ditë plehrat do të marrin flakë apo ujrat e kontaminuara do ndosin Shkumbinin.

Drejtësia, qeveria dhe të gjithë përgjegjësit duhet të marrin masa. Shqiptarët nuk ua kanë borxhë!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb