TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën në parim pr/ligjin “Për shërbimet”, që synon përafrim të legjislacionit në fushën e të bërit biznes.

Zv/ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete theksoi rëndësinë e këaj nisme ligjore në përafrimin e procedurave për ofrimin e shërbimeve në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian.

Një pikë e projektit është edhe sporteli unik për bizneset e sektorit të shërbimeve që duan të transferohen nga një vend në një tjetër.

Miratimi i ligjit ‘Për shërbimet’ thjeshton procedurat e të bërit biznes në Shqipëri për faktin se parashikon edhe një numër aktivitetesh ekonomike, për të cilat nuk ka detyrim për marrjen e një autorizimi.

Gjithashtu, në kushtet kur shërbimet përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të ekonomisë së vendit, në legjislacionin shqiptar vërehen mangësi sa i takon garantimit të cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjes së nevojshme të përfituesve të tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: