Vllaznia triumfoi 2-1 ndaj Kukësit, në takimin e vlefshëm për Abissnet Superiore. Ekipi pritës shënoi me Da Silvan dhe Çobën, ndërsa të vetmin gol për miqtë e realizoi Lulaj. Pas takimit, trajneri i shkodranëve, Plori u shpreh:

 

 

“Goli në minutat e fundit të kënaq më tepër, kur mendon se te iku fitorja nga duart nga një gabim krejt i evitueshëm. Ky gol në minutat e fundit na kthen mbrapa një sezon më parë. Golat në minutat e fundit na kishin munguar. Këto dy rezultate më kanë ardhur në kohën e duhur. Kam qenë shumë i përgojuar përse nuk kam fituar këto javët e fundit. Aktivizimi i Cobës? E parandjeva. Ata po linin hapësira në anën e majtë. Coba vetëm dy minuta bëri nxehje dhe e futa direkt. E prita golin. Latifi nuk ishte në gjendje të futej në fushë. E kam pyetur gjithmonë se si e ka këmbën. Por në momentin kur barazuan ai vendosi të futej. E mori parasysh rrezikun. Ka një hematomë shumë të madhe” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb