Trajneri Elvis Plori është shprehur i lumtur në prononcimin e tij për Gol pas Goli, pas fitores minimale 1-0 të Vllaznisë ndaj Skënderbeut. Kreu i pankinës shkodrane, Plori ndan takimin në dy pjesë, sakaq thotë se e para ishte nën nivelin e pritur. Sa i përket objektivit Europë, për të duket i arritshëm.

 

“E kapëm mirë situatën. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, jam i zhgënjyer. E kishim topin në qarkullim, por me gabime në pasim i falnim topin kundërshtarit. Të them të drejtën duhet të ndalem shumë te pjesa e parë. Lojtarët ishin të përgjumur, jo se nuk patëm raste. Mungesa e Krymit u ndje.Janë faktorë që lidhen me rezultatin, kur nuk merr rezultate ndikon. Dhe ndeshjet në kupë. Skënderbeu ka meritën e vet. Kanë ardhur për të luajtur pa komplekse, nuk kishin presion dhe qarkullonin topin.

Te pjesa e dytë ndryshuam dhe nga ana teknike dhe taktike. Për një arsye ndryshuam se donim të rrezikonim më tepër dhe për të qenë më konçiz. Goli nuk ishte rastësi. Ishte përmirësim. Sikur u zgjuam nga gjumi në pjesën e dytë. Lojtarët janë profesionistë, objektivin minimal kemi marrjen pjesë në Europë. Lojtarët duhen kritikuar për pjesën e parë.

 

Duke parë ndeshjet, them se kemi mundësi me arrit Europën. Gjithmonë nëse luhet futboll dhe skuadra ka entuziasëm. Nëse unë kam qenë i përfolur, e them me plot gojën se ndeshjet e fundit skuadra ka pasur ekuilibra” – tha ai.

Vllaznia renditet e pesta me 45 pikë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb