Kryeministri britanik Boris Johnson, u martua disa ditë më parë Carrie Symonds, në një ceremoni ‘sekrete’ dhe me pak persona të ftuar.

Për këtë martesë, për herë të parë ka reaguar edhe ish-bashkëshortja e Johnson, Marina Weheeler, e cila ka zbuluar detaje nga martesa me kryeministrin. Avokatja 56-vjeçare ka thënë se divorci, erdhi teksa ajo po luftonte kundër kancerit të shtyllës kurrizore.

Zonja Ëheeler thotë ndër të tjera, se një nga arsyet e ndarjes së martesës 25 vjeçare, ishte “vrazhdësia” e treguar nga Boris.

“Me sa duke plani hyjnor kishte shkuar keq. Unë dhe katër fëmijët e mi kishin gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Martesa ime 25-vjeçare ishte bërë diçka e pamundur prandaj unë i dhashë fund, dhe e gjithë çështja ishte e vrazhdë.

Sigurisht që kjo nuk ishte mënyra sesi funksiononte kanceri. Dy vjet më pas kuptova sesa me fat që isha. Unë kisha karrierën time si avokate, isha shumë e zënë dhe puna ishte stresuese. Nuk besoj se ndjehesha nën hijen apo influencën e ndokujt”, tha Weheeler.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb