Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë kujton sot 30-vjetorin e fronëzimit të kryepeshkopit Anastas pas shpalljes së lirisë së besimit, e ndaluar në diktaturë.

Me rastin e kësaj dite, do të kryhet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” do të kryhet liturgji hyjnore panegjirike.

Sipas kishës, ky çast shënoi ripërtëritjen e Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të vënë në diskutim nga shkatërrimi total që bëri regjimi komunist.

POSTIMI I PLOTË
?? ???? ??̈??????? ???????? ??? ????????? ???????? ? ?????̈? ????̈
– 30 vjet nga Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë –
Sot, më 2 gusht 2022, mbushen plot 30 vjet nga fronëzimi i Kryepiskopit të parë pas shpalljes së lirisë së besimit dhe nisja e një periudhe të re ringritjeje nga gërmadhat të Kishës sonë martire.
Fronëzimi i Kryepiskopit u krye, pas një sërë negociatash me autoritetet shqiptare kompetente, në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë klerikëve (të mbijetuar nga persekutimi i egër komunist), si edhe laikëve nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë. Gjatë Liturgjisë Hyjnore u lexua zyrtarisht Letra Patriarkale dhe Sinodike (nr. proto 936, 16 korrik 1992), «Drejtuar Klerit dhe popullit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë». Liturgjia Hyjnore, si edhe ceremonia e thjeshtë e fronëzimit u kryen sipas rregullave.
Ky çast shënoi ripërtëritjen e Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të vënë në diskutim nga shkatërrimi total që bëri regjimi komunist. Kjo ngjarje ishte shpallje e lajmit të mirë se Kisha e Shqipërisë jetonte dhe askush nuk do të mundte më t’i ndalonte veprën shpirtërore të ndriçuar nga Perëndia në dobi të gjithë shoqërisë shqiptare.

Viti 1992 gjeti një Komunitet Orthodhoks me pak kisha që kishin shpëtuar shkatërrimit, pa objekte administrative, pa klerikë dhe me besimtarë të mbajtur me dhunë larg Kishës dhe të edukuar që të mohonin Perëndinë.

Që nga ajo kohë, Kryepiskopi e nisi punën pikërisht atje ku kishte ndalur, te formimi i klerit dhe ringritja e kishave, për ta shtrirë gjithmonë e më tepër edhe në shumë fusha të tjera, sociale, arsimore, edukative, kulturore etj. Ishte pikërisht kjo këmbëngulje, përkushtim dhe aftësi e rrallë, që tërhoqi besimin, vlerësimin dhe dashurinë e besimtarëve orthodhoksë, që e vlerësuan si personin më të përshtatshëm për ta vazhduar edhe më tej këtë vepër.

Kisha ka tashmë në krye një kryebari të shquar, i cili jo vetëm e rilindi dhe e ringriti nga hiri i ateizmit, por edhe bëri të barabartë dhe të njohur në botë në të gjitha Kishat motra Orthodhokse e më gjerë.
??̈???? ???? ???, ?? ?????????? ???????? ????̈?????̈, ??̈ ?????????? “???????? ? ????????”, ??????̈, ?? ??̈ ?????? ???????? ??????? ???????????.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb