Aktorja e famshme, Jane Seymour, i ka lënët gjithë pa fjalë me linjat e saj trupore perfekte. Ajo është fotografuar në plazhin e Oahus, në Hawaii teksa mbante veshur një palë rroba banje blu. Ajo dukej në super formë teksa vraponte në plazh me mbesat e saj.

Ndërkohë aksesorët që aktorja kishte zgjedhur ishin një palë vathë prej argjendi dhe një varëse.

Fituesja e “Golden Globe” mbushi 70 vjeç muajin e kaluar dhe mund të themi se fiziku i saj është vërtetë për t’u admiruar. Jane kohët e fundit zbuloi se ajo ende ka të njëjtën peshë sikur kur ishte 17 vjeçe, ndërsa ndau me ndjekësit sekretet e qëndrimit në top formë në një intervistë për “Loose Women” në muajin shkurt.

Në këtë intervistë ajo tregoi se nuk mban dietë dhe ha vetëm gjëra të shëndetshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb