TIRANË

Shkrimtari i njohur i letërsisë shqipe, Bardhyl Londo po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore. Është një prej miqve të tij, që ka ndarë lajmin përmes një postimi në facebook.

Shkrimtari Andon Andoni shkruan se autori i dhjetra librave me poezi, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen.

“Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.” shkruan ai.

Postimi i plotë:

Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.
“Atdheu s’eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode
A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s’eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!”
Bardhyl Londo
Dhe unë këto çasti jam plot dhimbje për ty mik i shtrenjtë…Zoti ju ndihte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb