TIRANE

Elvana Gjata nuk është nga ato personazhe të njohura që bëjnë shpesh postime në rrjetet social. Hera herës ajo zhduket, pastaj lançon ndonjë projekt.

Dhe kur rikthehet e bën sa më mirë të jetë e mundur, sidomos me videot që poston. Ditën e djeshme këngëtarja ka postuar në Instagram disa video duke ia marr këngës pranë të atit dhe mamasë në makinën e saj.

Kuptohet që çdo rikthim i Elvanës merr vëmendjen maksimale për shkak të periudhës së gjatë kohore që ajo vendos të shkëputet nga rrjetet sociale. Postimi i saj i fundit ka qenë në 28 nëntor, ditë në të cilën ka uruar Pavarësinë e Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: