Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një vizitë në Gjermani ku ka takuar deputetë të Bundenstagut Gjerman. Një nga takimet më të rëndësishme ishte ai me reporterin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt, Katja Leikert Zv Kryetare e Grupit parlamentar CDU/CDU dhe  Peter Beyer LL.M, Kordinator për Mardhëniet Transatlantike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘ I falenderova ne emer te opozites per mbeshtetjen e sinqerte qe Gjatë vizitës në Berlin pata kënaqësinë që të zhvilloja takime me Bundestagu I dha Shqiperise per hapjen e negociatave per BE te shoqeruar me 9 kushte qe reflektojne qarte se Gjermania do nje Shqiperi demokratike dhe Europiane, me nje shtet kushtetues, lufte kunderr krimit dhe korrupsionit, gjyqesor funksional dhe te pavarur.

Per opoziten kushtet e Gjermanise jane udherefyesi per te ardhmen per dialogun dhe zgjidhjen e ngercit politik zgjedhje te lira dhe te ndershme. Po ashtu i bera me dije se opozita ka filluar punen mbi keto kushte duke ndertuar nje grup qe po punon per reformen zgjedhore per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.’ -tha Mediu.

Sipas Mediut, deputetët e Bundestagut Gjerman garantuan mbështetjen për Shqipërinë, si dhe këmbëngulin për përmbushjen me seriozitet nga qeveria dhe politika, të kushteve të vendosura si interes i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb