Manchester City ka kryer një operacion të madh. “Qytetarët” kanë siguruar firmën  e mesfushorit të Leeds United, Kalvin Philips.Siç shkruan Sky Sport UK, në arkat e Leeds do të derdhen 50 milionë euro. Sa i përket vizitave mjekësore, ato me shumë mundësi do të zhvillohen ditën e nesërme.

Transferimi  i anglezit ka qenë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Pep Guardiola, i cili ka kohë që e ndjek lojtarin. Philips do të gjejë te City një konkurrencë të madhe, por ai është ai është gati për të kontribuar për kampionët e Anglisë.

Ju
Ju

Klubi nga Manchesteri po planifikon një merkato të madhe, pasi sezonin tjetër do synohet suksesi edhe në Champions League, jo vetëm në kampionat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb