Me nëntë sportist elitarë, Shqipëria beson se mund të shkruajë historinë në Lojërat Olimpike, ku synojnë për herë të parë të sigurojnë një medalje. I pari që ka zbarkuar në Tokio ka qenë pikërisht gjimnasti Matvei Petrov, një nga shpresat e mëdha për të arritur në finale dhe me pak fat mund të futet në zonën e medaljeve. Gjimnasti po kalon një formë shumë të mirë dhe nuk ka humbur asnjë minutë duke u stërvitur në kalin mbi doreza.

Xhudo
Xhudo

Delegacionit kuqezi i është bashkuar edhe xhudisti Indrit Cullhaj, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë fluturuar drejt Tokios edhe pjesa më e madhe e sportistëve që marrin pjesë në Lojërat Olimpike, përfshi këtu edhe dy shtangistët e mirënjohur, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja.

Peshngritje
Peshngritje

Ky i fundit është nga të paktët sportistë pjesëmarrës në këto Lojëra që ka realisht ka shanse të sigurojë një medalje. Calja zhvilloi një paraqitje fantastike edhe në Evropianin e fundit, ku siguroi medalje bronzi në dy garësh por pasi peshëngritësi turk, Denar Ismailov rezultoi pozitiv me doping, Calja mund të fitojë tashme medalje argjendi.

Covid
Covid

Në Tokio i gjithë delegacioni kuqezi dhe të gjithë atletët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta anti COVID-19, pas rasteve pozitive që kanë rezultuar edhe brenda fshatit olimpik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb