TIRANE – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon takimet e tij në lidhje plotfuqishmërinë për nisjen e negociatave me Greqinë.

Takimin e fundit e ka zhvilluar me kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodhelin.

Takimi i dy zyrtarëve po zhvillohet në Presidencë. Temë diskutimi e tyre është kërkesa që i dorëzoi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme që të jepej plotfuqishmëri për nisjen e negociatave me Greqinë

Takimi me Kodhelin, vjen pas një sërë takimesh të tjera të Presidentit Ilir Meta me ish-krerët e shteteve Bujar Nishani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Sali Berisha.

Gjykata Kushtetuese vendosi që pa lejen e presidentit marrëveshja me shtetin fqinj, Greqinë nuk ka vlerë.

Kërkesa e Ministrisë së Jashtme mbërriti të martën në zyrën e presidentit, ku kërkohet plotfuqishmëria në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb