TIRANE- Dhjetra qytetarë, pjesëmarrës në mitingun e PD i janë drejtuar mbrëmë dhe sot në orët e para të ditës Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe spitaleve të tjera me probleme në sy, raporton “News 24″. Një pjesë e tyre kanë shfaqur shenja të syve të enjtur dhe të skuqur.

Mes tyre thuhet se edhe kryedemokrati Basha ka shkuar në spital.

Burime nga policia për “News24” thonë se rreth 30 persona kanë shfaqur probleme nga një lloj pluhuri në zonën ku po mbahej mitingu i PD-së, çka ka shkaktuar edhe irritimet në sy tek disa qytetarë.

Sakaq, pritet që hetimet për rastin dhe Mjekësia Ligjore, e cila ka nisur marrjen e provave, të zbulojnë shkakun e këtyre simptomave te qytetarët.

Ndërkohë burime nga spitali pranojnë për “News24” se në ambientet e QSUT kanë shkuar 10-12 vetë me probleme tek sytë, skuqje dhe kruarje. Të njëjtat burime thonëse ndonëse qytetarët vinin nga i njëjti mjedis, nga mitingu i PD, nuk mund të përcaktohet ende nga se ka ardhur ky problem.

Qytetarët kanë marrë trajtimin mjekësor, dhe raportohet se nuk kanë patur komplikacine të rënda.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: