TIRANE- Dhjetëra qytetarë pjesëmarrës në mitingun e opozitës janë paraqitur në QSUT mbrëmjen e djeshme me djegie dhe enjtje në sy. Mes tyre ishte edhe kryedemokrati Basha.

Në reagimin e tij për ngjarjen, kandidati për deputet në listat e PD-së për qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me ngjarjen e rënde ku mbi 50 persona janë shtuar në spital pas marrjes pjesë në mitingun e PD.

“Për të gjithë miqtë dhe pjesëmarrësit e aktivitetit të djeshëm të cilët kanë simptoma të djegies dhe helmimit të mos mjekohen vetë por t’i drejtohen mjekut për trajtim sepse mund të ketë komplikacione të mëtejshme. Dje nëpër spitale që në orët e para të mëngjesit kanë qenë qindra qytetarë! Prag skandali!”, shkruan Salianji.

Pasditen e djeshme, PD hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: