TIRANË- 20-vjeçari ALdi Lleshaj e ka pritur në spital masën e sigurisë që ka vendosur sot ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda.

Lleshaj, grabiti më 22 dhjetor një automjet “Porsche”, në kryqëzimin e Arbërisë në aksin Laç-Lezhë dhe më pas qëlloi ndaj patrullës së policisë duke plagosur në kokë një efektiv. U desh ndërhyrja e Forcave RENEA dhe FNSH që Aldi Lleshaj të arrestohej rreth 1 orë pas ngjarjes, paraditen e së enjtes së 22 dhjetorit. Por, që ta kapte policisë iu desh ta neutralizonte më parë duke e plagosur në këmbë.

Pas policit të plagosur Aldi Lleshaj ka mbërritur në Spitalin Ushtarak me një barelë dhe i kthyer përmbys me duar të prangosura. Ai ndodhet ende në spital ku edhe e ka pritur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në videon e siguruar nga panorama 20-vjeçari shihet i vetëm në dhomë, për shkak të masave të sigurisë, i shtrirë dhe me vigonin e serumit në krah.

Ai akuzohet për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Vrasje e punonjësit të policisë”, në tentativë, si edhe “armëmbajtje pa leje”.


aldi lleshaj ne spital by revistaime

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb