Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe të dhënat e nxjerra prej tij ishin temë diskutimi në pjesën e dytë të emisionit “Open”“News 24”. Gazetarët dhe ekspertët e ftuar, kanë treguar dëshmi dhe të dhëna të reja. Gazetari Julian Kasapi thotë se priste që të kishte arrestime të emrave të porositësve të ngjarjeve, duke i cilësuar të arrestuarit si “ushtarë”.

“Është e vështirë të dalin emra politikanësh. Në një operacion nuk janë arrestuar ata që janë në kërkim. Kur lëndohen masat e arrestimi perceptimi që kam unë është që të dëgjoj arrestimin e Talo Çelës. Flitet lart e poshtë që Çela të jetë vrarë, po më duket si histori për të fshirë gjurmët.

Ata janë thjesht ushtarë. Ne kemi hequr nga rrugët disa ushtarë dhe personat që bëjnë këtë histori, asnjëri prej tyre s’është arrestuar. Të dalësh në konferencë dhe të thuash që s’kemi arrestuar asnjë prej këtyre, është dështim. Kriminelët, në shumicën më të madhe prej tyre, kanë masa sigurimi. Edhe pse i shtohet masë sigurimi i tretë ndërkohë që ka 13 vite në arrati, ç’u pa kjo punë. Emrat që nuk janë kapur janë në Shqipëri”, tha Kasapi.

Ndërkohë, specialisti i sigurisë Ergys Muzhaqi tha se dekonspirimi është elitar dhe ka dalë përpara se emri i Dumanit të dilte në skenë.

“Nga informacionet që kam, dekonspirimi është më i hershëm se arrestimi i Dumanit. Ata kanë pësuar tërheqje para se të fliste Dumani. Kam përshtypjen që dekonspirimi është më i hershëm. Është goxha elitar si dekonspirim, se sa thjesht policët. I referohem drejtësisë, politikës, e kam informacion, e kam të kahershëm përpara se të dali Dumani në skenë”, tha Muzhaqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb