TIRANË

Eksperti kriminolog që shkoi në vendngjarje mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, dhe hartoi raportin që e konsideron vdekjen e Mehmet Shehut një vetëvrasje klasike tregoi për emisionin ‘Opinion’, se çfarë pa në dhomën e ish kryeministrit, dhe cilat ishin gjurmët që e cuan të arrijë në këtë konkluzion.

“Skena ishte normale dhe gjithmonë mes vrasjes dhe vetëvrasjes ka në vrasje çrregullime, lëvizje të objekteve dhe sendeve ka një lloj rrëmuje në ambjent, në vetëvrasje ka një lloj parapregatitje, dhe personi që kryen vetëvrasjen do të lerë një skenë sa më normale.

Nëse dhe ka raste kur autori i një vrasjeje stimulon një skenë të tillë për ta paraqitur në vetëvrasje ajo demaskohet nga disa gjurmë që janë artificiale, në përfundim të të gjithë këqyrjes dhe ekzaminimeve se me këtë rast u bënë edhe ekzaminimet më pas, të pistoletës, të gëzhojës, të predhës të gjetur në vendin e ngjarjes dhe të gjurmëve të gishtave të Mehmetit, unë kam arritur në konkluzionin që jemi para një vetëvrasjeje.

Kush janë argumentat? Është një qitje e vetme, është plotësisht e realizueshme në pozicionin që kishte vrimën e hyrjes Mehmeti në zemër dhe me një pistoletë ‘Makarov’, relativisht e shkurtër ku dora e djathtë e personit ishte e mundshme ta shpjerë në këtë drejtim, dhe vija e predhës mes vrimës hyrëse dhe dalëse është në një vijë të drejtë normale që i korrespondon që është plotësisht e mundshme e realizueshme nga dora njerëzore.” u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: