Ndërsa vazhdon të mbrojë një transparencë më të madhe, ekzaminim objektiv të shkencës dhe debat të hapur në krijimin e rregullatorëve të duhur për alternativa pa tym, Philip Morris International Inc. (PMI) (NYSE: PM) prezantoi në një konferencë për shtyp në Davos, studimin e titulluar “Unsmoke Your Mind: Përgjigje pragmatike për pyetje të vështira për një të ardhme pa tym”. Bazuar në një studim të pavarur — të porositur nga PMI dhe të realizuar nga Povaddo midis 17,251 të rriturve të moshës 21-74 vjeç nga 14 vende — punimi shqyrton opinionet publike mbi panoramën rregullatore, shkencore dhe të korporatave pasi PMI përqendrohet në avancimin e produkteve pa tym për të zëvendësuar cigaren sa më shpejt që të jetë e mundur.

Studimi tregon një publik të interesuar për shkenca të hapura dhe politika të drejtuara nga fakte në lidhje me alternativat pa tym të cigareve. Gati 9 prej 10 të anketuarve (87 përqind) ranë dakord që “kur hartojnë rregullore, qeveritë, rregullatorët dhe organet e shëndetit publik duhet të marrin në konsideratë shkencën aktuale në lidhje me cigaren elektronike dhe produktet e duhanit me ngrohje.” Mbështetje e mëtejshme për argumentimin shkencor në këtë kategori është fakti që 89 përqind e të anketuarve janë pajtuar që “para se të prezantojnë cigaret elektronike dhe produktet e duhanit me ngrohje për konsumatorët, prodhuesit duhet të bëjnë vlerësime të forta shkencore për produktet e tyre.”

“Alternativat pa tym ofrojnë një qasje të arsyeshme për shëndetin publik,” tha Jacek Olczak, shef operativ në PMI. “Në një kohë kur besimi në qeveri dhe organizata është në një nivel të ulët, është thelbësore të bazohet vendimmarrja në shkencë dhe fakte. Për PMI, ky hulumtim forcon rëndësinë e transparencës në përhapjen e shkencës që qëndron prapa produkteve tona pa tym, duke e bërë atë të disponueshme për të gjithë, qofshin ato qeveri, rregullatorë, shkencëtarë, akademikë apo publiku i gjerë. ”

Ndërkohë që është më mirë të lini duhanin dhe nikotinën ose të mos i filloni ato asnjëherë, realiteti është se ka miliona duhanpirës të rritur që në të kundërt do të vazhdonin të pinin cigare në mungesë të një alternative më të mirë. Shkenca dhe teknologjia kanë krijuar tani këto alternativa më të mira, dhe këta burra dhe gra duhet të kenë qasje në to. Pengimi i qasjes së tyre ndaj këtyre produkteve me bazë shkencore do të thotë se ata do të vazhdojnë të pinë cigare.

Ndërsa alternativat pa tym janë gjithnjë e më shumë pjesë e titujve, studimi “Unsmoke Your Mind” eksploron pyetje sfiduese që publiku ka për rolin e këtyre produkteve sot, duke adresuar në mënyrë specifike si më poshtë:

  • Ne & Unë: A interesohen vërtet shoqëritë për duhanpirësit?
  • Shkenca ndriçon, shkenca verbon: A i marrin seriozisht konsumatorët provat shkencore apo e injorojnë “shkencën” si pjesë e marketingut?
  • Koha e Mosbesimit: Si ndikon (mos)besimi në qëndrimet ndaj alternativave pa tym?
  • Premtimi dhe kërcënimi i asaj që është e re: Si mund të jemi të sigurt se risitë do të jenë më të mira sesa ato që zëvendësojnë?
  • E madhe nuk është gjithnjë për keq: A ka alternativa serioze për “e madhe” në një botë me 7.8 miliardë njerëz?

Për të lexuar studimin “Unsmoke Your Mind: Përgjigje pragmatike për pyetje të vështira për një botë pa tym”, vizitoni www.pmi.com/UYMwhitepaper

Metodologjia e anketës

PMI porositi Povaddo LLC që të kryejë një studim online midis 17,251 burrave dhe grave të moshës 21-74 vjeç në 14 shtete: Argjentina, Australia, Brazili, Gjermania, Hong Kong, Izraeli, Italia, Japonia, Meksika, Hollanda, Norvegjia, Rusia, Mbretëria e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sondazhi u bë nga 4-19 dhjetor 2019 në gjuhët amtare të të anketuarve. Studimi mbart një marzhë të përgjithshme të gabimit prej +/- 0.75% në intervalin e besimit 95%.

Philip Morris International: Për një të ardhme pa tym

Philip Morris International (PMI) po udhëheq një transformim në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe të zëvendësojë përfundimisht cigaren me produkte pa tym, në të mirë të të rriturve, të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare, shoqërisë, kompanisë dhe aksionarëve të saj. PMI është një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e duhanit e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve, produkte pa tym e pajisje elektronike të lidhura me to, dhe produkte të tjerë që përmbajnë nikotinë në tregje jashtë Shteteve të Bashkuara. PMI dërgon një version të pajisjeve të tij pa tym të autorizuara nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të Sh.B.A-së tek Altria Group, Inc. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re të produkteve pa tym që, edhe pse nuk janë pa rrezik, janë një zgjedhje shumë më e mirë sesa vazhdimi i pirjes së cigareve. Përmes aftësive multidisiplinare në zhvillimin e produktit, faciliteteve më të mira dhe vërtetimin shkencor, PMI synon të sigurojë që produktet e tij pa tym plotësojnë preferencat e konsumatorit të rritur dhe kërkesat e rrepta rregullatore. Për më shumë informacion, vizitoni www.pmi.com dhe www.pmiscience.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb