Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, në studion e “Open” në News 24, ka folur në lidhje me atentatin e tmerrshëm në Fushë-Krujë, që shokoi vendin ditën e djeshme.

Ai ka shpjeguar se nuk mendon që autorët janë profesionistë, ndërsa precizionin e lartë të plumbave e ka shpjeguar me afërsinë mes ekzekutorëve dhe viktimave.

Karamuço shtoi se policia i njeh bandat dhe personazhet problematikë në zonë, dhe se nuk ka nevojë që të jepet një shpërblim prej 3 milion lekësh të reja, të cilat merren nga taksat e qytetarëve.

“Për të qenë shumë profesionistë nuk them dot se metodat nuk ndodhin duke marrë një risk të lartë të ekspozuar në një rrugë kryesore kur mund të kishte prani të dëshmitarëve, dhe për mundësin që pak kilometra më tutje ka pasur postobllok policie. Nuk bëhen kështu vrasjet profesioniste.

E dyta një precizion shumë i lartë ka ardhur nga fakti që kanë qenë shumë afër jo nga aftësitë e tyre apo janë qitës perfekt. dëmtimi i sebratotrit tregon që kanë qenë shumë afër.

Ajo që shoh pak më të sofistikuar është fshehja e mbrojtjes trazitore, kanë djegur një makinë pastaj kanë djegur edhe tjetrën. Për të fshirë çdo mundësi identifikimi.

PMX është një armë që përdoret nga garda e Republikës shumë pak nga Shqiponja dhe Shqigjeta. Janë armë me precizion të lartë dhe fuqi të mahe zjarri. Nuk përdoren në poligone me breshëri se humb kontrolli. bëhen stërvitje të posaçme. është shumë armë e shtrenjtë.

Ne kemi në republikë me dhjetëra poligone ku kemi njerëz të stërvitur, që nuk janë të gjithë medoemos killer por janë shumë të përgatitur dhe kthehen në aset nëse i bashkohen grupeve. Ka me mijëra plumba që qëllohen nga poligonet tona çdo ditë.

Për mua nuk janë aq profesionistë nëse një krim i organizuar paguan. Ata janë të zonës, policia e di, mos marrin taska me 30 milion shpërblim. Policia i ka në sistem i di personat dhe grupimet. Ai aks, është thënë që krahas zonave bregdetare të mbahen në kontroll zonat e nxehta, një nga të cilat rruga në fjalë”, ka deklaruar Karamuço.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb