Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një video dokumentar nga RAI 3, ku thuhet se është rritur ndjeshëm kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

Strazimiri shprehet se po vazhdon sërish mbjellja e hashashit, sepse po afrojnë zgjedhjet dhe çunat duhet të punojnë.

Postimi i Gent Strazimirit:

SË SHPEJTI paskemi … “ZGJEDHJE” !!!

RAI 3: rritet me 1.200% kultivimi i kanabisit në Shqipëri!

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.

Përmban:

– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,

– farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,

Si dhe…

… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”???!!!

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

KONKLUZIONI?

Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”!

KAQË!

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb