Motori i një avioni të Delta Air Lines shpërtheu në flakë ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Pasagjerët u evakuuan nga avioni duke përdorur rrëshqitëset. Mësohet se Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale.

Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.

282 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit në bord nuk kanë pësuar lëndime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Full Thrust News (@fullthrustnews)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb