Gatusso mund t’a kishte menduar në çdo lloj mënyre zhgënjimin kundër Benevento-s, por kurrsesi jo të pësonte gol në minutën e 95-ë nga portieri që do t’i hiqte 3 pikët nga duart. Jo vetëm tekniku që kishte ndeshjen e parë me “djallin”, por asnjë mendje e çmendur nuk mund t’a imagjinonte një fund të tillë, por kjo nuk mund të thuhet për një tifoz të Benevento-s.

Sipas mediave italiane, mbështetësi i skuadrës ku aktivizohen edhe 2 futbollistë të kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj, e parashikoi që Benevento do realizonte për të marrë pikën e parë në kampionat.

Ai hapi kamerën dhe u shpreh: “Po bëj një video para se të realizohet goli”- dhe për çudi kështu ndodhi. Më pas shihet dhe dëgjohet festa e çmendur që përjeton pas golit në shkallët e stadiumit.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb