TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ka akuzuar nënkryetaren e PD Jorida Tabaku se po bën rolin e prokurores së kohës së komunizmit.

Më tej Spiropali i ka kërkuar të pyesë atë që ka në krahë a e kalon dot traun përtej detit?!

“Kërkova fjalën zonja kryetare sepse nuk kuptoj se si zonjës Tabaku nuk i vjen zor kur bën rolin e prokurores së kohës së komunizmit dhe ndërkohë humbet gjyq pas gjyqi për shpifje. Nuk e kuptoj se si nuk skuqet dhe si nuk i vjen zor, kur përmend miliona euro si të ishin 5 mijë delegatët në 2 mijë vendet e Pallatit të Kongreseve për zgjedhjet e tyre dhe madje nuk e kuptoj dhe as fare se si nuk e kupton që do humbë dhe gjyqe të tjera në radhë dhe meqë është këtu bën rolin e prokurores së asaj kohe, le ta pyesë atë që ka në krahë kur ulet, meqë përmendi traun, e kalon dot traun e përtej detit”, tha Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: