Vijon të shoqërohet me debate seanca plenare në Kuvend, teksa po diskutohet për vendimin për kafshët e egra.

Ishte deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila akuzoi ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, se shkel gjithmonë Kushtetutën dhe ligjin.

Në përgjigjen e menjëhershme, ministrja Kumbaro tha me ironi se ju qan hallin studentëve, që e kanë pedagoge Zhupën.

Debati:
Zhupa: Mirela Kumbaro është një garanci, që gjithmonë do të ketë një shkelje kushtetuese në cdo veprim që bën. E ka treguar në cdo dikaster, që arrin të shkelë Kushtetutën, të shkelë Ligjin, arrin të bëjë atë që nuk e mendon njeri se mund ta bëjë. Është shumë mirë në kostumin e shkeljes së Kushtetutës. Nëse do t’i kishte përzemër organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve të egra, me siguri nuk do ta kishin ndërtuar Aeroportin e Vlorës në një zonë, ku shfarosin aq shumë shpendë të rralla. Po bëni masakër.

Kumbaro: Çtë të them, ishte .. po dale mo dale se u përpoqa të përmblidhja 3 mesazhe. Një përçartje e kuptoj pas një ditë të gjatë edhe mund të jeni lodhur, po pa kryefjalë, pa kundrinorë pa sintaksë pa morfologji, më mori malli për kohën kur isha pedagoge dhe mundohesha të gjeja një cep për t’i dhënë studentëve një notë më të mirë. Por nuk e gjeta se ishte një përçartje totale. Meqë ke qenë edhe pedagoge, je pedagoge problemi nuk e kam tek banaliteti i fjalës, kur banalizohet fjala bëjmë të gjithë si ekspertë, zoologë, të hidrologjisë, detit, malit, fushës, satelitëve. Thjeshtë qaj hallin e studentëve që ju kanë pedagoge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb