Makina e një çifti në Britani ka përfunduar poshtë një kodre, teksa ata ishin duke kryer seks. Kështu shkruan “The Sun”, që sqaron më tej, se është dashur ndërhyrja e policisë që ata të dilnin të gjallë nga mjeti tip “Toyota Yaris”.

Dyshja ishte duke kryer marrëdhënie kur kanë lëvizur frenat e dorës, e si pasojë makina ka nisur që të lëvizë derisa ka përfunduar poshtë kodrës.
“The Sun” shkruan se Policia e Derbyshire ka publikuar në “Twitter” fotografitë e çmendurisë së çiftit, pasi e shpëtoi.

“Në një vend të panjohur në Derbyshore, një çift kishte parkuar makinën Yaris dhe po forconin marrëdhënien e tyre. E teksa po bënin këtë, frenat e dorës janë shkyçur dhe mjeti u rrëzua poshtë një kodre. #palëndime”, shkruan policia teksa poston edhe fotot.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb