Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e vetëtimave në Jaipur në veri të Indisë.

BBC raporton se viktimat po bënin selfie në majë të një kulle që është edhe atraksion i famshëm për turistët.

Vetëtimat i vrasin afërsisht 2 mijë indianë për çdo vit, sipas të dhënave zyrtare. Një zyrtar i lartë policie iu tha mediave se shumica e të vdekurve në kullën në fjalë ishin të rinj. Njëzet e shtatë persona ishin në atë kullë dhe muri i saj kur ndodhi incidenti raportohet se ra në tokë.

Ndërkohë vetëm të dielen vdiqën nëntë persona nga vetëtimat sipas mediave lokale.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb