Dy vajza në Rusi, teksa po përpiqeshin të bënin një video për ‘TikTok’ i kanë vendosur flakën rreth 200 tonë kashte.

Sipas mediave të huaja, kashta është djegur në një zonë rurale, jo shumë larg qytetit të Permit, rreth 1.200 kilometra në Lindje të Moskës.

Raportohet se dy nxënëset, ishin larguar nga vendi i ngjarjes, pasi dështuan për të ndalur djegien e kashtës.

Ata kanë pranuar në polici, se ishin duke bërë video për në ‘TikTok’ ku ndodhi incidenti. Fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: