DURRES- Forcat detare të Forcave të Armatosura shpëtojnë nga mbytja një person në Gjirin e Lalzit. Mësohet se ka qenë ekuipazhi i anijes “Drini” që ndërmori operacionin e shpëtimit për Ermal Saliasin.

Operacioni i FA ne Gjirin e Lalzit (1)

Burime nga Ministria e Mbrotjes bëjnë me dije sepersoni që rrezikoi të mbytej po bënte sërf me parashutë në ujërat mes kepit të Rodonit dhe Kepit të Palit.

Operacioni i FA ne Gjirin e Lalzit (2)

Pas sinjalizimit nga QBO, ekuipazhi i anijes “Drini” ndërhyri për shpëtimin e personit në fjalë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb