Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një ndëshkim politik duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama pas skandalit të publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. I ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon u shpreh se sot qytetarët shqiptarë ndihen të tradhëtuar nga shteti i vet pasi nuk mundi të ruajë të dhënat.

Alibeaj i ka kërkuar prokurorisë të ecë shpejt me hetimet pasi masiviteti i këtij skandali po cënon sigurinë kombëtare.

“Nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie me shkeljen e të dhënave personale. Pushteti nuk do tia dijë për të dhënat e tua dhe vazhdon të thojë kërkoj ndjesë. Sjellja normale duhej të ishte ndjesë dhe dorëheqje.  Ndëshkimi duhet të jetë i natyrës politike. Nëse një skandal i tillë do të ndodhte në një vend të Europës dorëheqja do të ishte minimumi. Kryeministri nduhet të mbajë përgjegjësi politike dhe jo penale që është e dorës së dytë. Ajo dorë që duhej ta ruante ka në krye vetëm një person dhe ai është kryeministri.  Nuk është incident, por një skemë e mirëfilltë e mble4dhjes së të dhënave dhe kalimi i tyre në duar të paautorizuara.  Kjo situatë krijon destabilitet e shqetësim. Kushdo sot ndihet i tradhëtuar nga shteti i vet. Shpresoj se hetimi do të jetë i shpejtë jo si i patronazhistëve. Në zgjedhje u përdorën legalizimet, dëmshpërblimet, administrata. Sot votuesit shqiptarë ndodhen përballë këtyre zjarreve. Është e kuprueshme qartësisht se kjo skemë u përdor qartë për synime elektorale. Është hapur edhe një Komision hetimor i cili u vendos ndërprerja e hetimeve. Ditë pas dite duket se ku është synimi. Shtetai i cili duhej t’i mbronte të dhënat, po i përdor kundër individit për të votuar kundër vullnetit të tij për partinë në pushtet.  Masiviteti e bën edhe kërcënues të sigurisë kombëtare. Dua një orë e më parë që prokuroria të ecë sa më shpejt, kush është ajo dorë  që ka ngulur këtë thikë pas shpine.  Është detyrimi i opozitës të ndërmarrë të gjitha aktet për të refuzuar këtë pushtet. Opozita po mendon edhe për qytetarët, por çdo individ duhet të refuzojë këtë që po i bëhet. Opozita i mbron në mënyrë të strukturuar por edhe me protesta.”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb