Rusia ka njoftuar se po kufizon aksesin në Facebook, duke e akuzuar atë për “censurim” të mediave ruse.

Rregullatori shtetëror i komunikimeve tha se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në postimet e katër media ruse në platformën e tij – agjencia e lajmeve RIA, TV Zvezda e ministrisë së mbrojtjes dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru.

Nick Clegg, zv.Presidenti i Meta, i cili zotëron Facebook, tha se kompania e mediave sociale refuzoi një kërkesë nga autoritetet ruse për të ndaluar kontrollin e fakteve “fact checking” të katër organizatave mediatike.

Moska është përpjekur të ushtrojë kontroll më të fortë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe për disa vite.

Nuk është ende e qartë se çfarë do të përfshijnë kufizimet e Rusisë në Facebook. Moska më parë ka ngadalësuar shpejtësinë e Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: