Vendimi i qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove, dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji shkaktoi mjaft zhurmë në rrjetet sociale përgjatë orëve të fundit.

Ndaj këtij vendimi të qeverisë pati reagime të shumta.

Një prej tyre ishte ai i Xhemi Shehut e cila ka ironizuar në “Instastory” aktiv normative të miratuar më herët. “Po dëgjoi Corona muzikë live mbas orës 20:00 të mbyti, sidomos nëse je duke pirë e nuk je në restorant”, ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb