Një zjarr ka rënë mesditën e sotme pranë bllokut të fiqve, në afërsi të rezervuarit në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Kanë qenë vetë pronarët e tokave që po digjnin mbeturinat, por zjarri u ka dalë nga kontrolli për shkak të erës.

Menjëherë në zonë kanë shkuar forcat e Repartit Zjarrfikës të Beratit, që brenda një kohe të shkurtër kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në kohë.

Si pasojë e zjarrit të rënë janë djegur 1 ha tokë e mbjellë me 40 rrënjë fiq dhe 40 pemë ulliri të dy banorëve të lagjes “Uznovë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: