Teksa ditët e fundit janë shtuar rastet e zjarrit në të gjithë vendin, policia është vendosur në aksion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rasti i fundit i zjarrvënies është identifikuar në fshatin Ndërnënas të Fierit, ku e policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Andrea Sukulli, banues në Topojë, pasi në përpjekje për të djegur barërat e këqija në tokën e tij, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar kështu prodhimet bujqësore, në pronësi të shtetasit me inicialet Th. N.

Pas kapjes së autorit, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Nga ana tjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Gjithashtu, ata kanë ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies apo paligjshmërisë në tërësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: