Ashtu siç edhe është bërë e ditur nga regjisori i Big Brother Vip Albania, në Fun Club-in e së martës, në finalen e madhe të ditës së nesërme,Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë speciale.

Një natë para momentit të rëndësishëm, Kiara tregon në “Më lër të flas” detajet e ceremonisë, ndërsa thekson se Luizi ka qenë në dijeni për gjithçka, pasi dasma nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve.

“Nesër do të jetë ceremonia. Do të vulosim martesën tonë, pastaj do të bëjmë një dasmë të madhe ku do të ftojmë të gjithë. Ai është në dijeni për ceremoninë. Ka qenë një kërkesë jona që para se të dilja nga shtëpia”.

Kiara e cilëson këtë event si një mirënjohje për publikun që i ka ndjekur që nga dita e parë, gjatë njohjes së çiftit që u mbyll me një propozim brenda shtëpisë më të famshme të Shqipëri.

“Është më shumë si shenjë mirënjohjeje për publikun që na ka ndjekur këto katër muaj dhe ka dëshirë ta shikojë këtë moment kaq të bukur”, tha ajo.

Ndërsa Donaldi me humor shton se “kaseta dasmës do të jetë në shtëpinë e çdo shqiptari”, që do të ndjekë ‘live’ finalen e reality show më të ndjekur të momentit në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: