Një ditë më parë, legjenda e futbolli amerikan, Tom Brady, konfirmoi tërheqjen nga sporti. Tashmë 45 vjeç, ai zgjodhi rrjetet sociale për të postuar një video, për të thënë lamtumirën e tij. Brady u tërhoq edhe vjet, por pas pak kohësh ndryshoi mendje dhe u rikthye.

Pikërisht nga ky vendim i tij mori fund martesa me Gisele Bundchen, e cila u ndje e tradhëtuar pasi ai i kishte premtuar se do të qëndronte më shumë kohë me të. “Po shkoj drejt e në thelb. Këtë herë do të tërhiqem përfundimisht nga sporti, përgjithnjë,” – tha Brady, i cili mori reagime të shumta nga personazhe të ndryshëm.

Një ndër to edhe Veronika Rajek, e cila nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e saj për Tom Brady: “Pashë Legjendën dhe, nëse dikush më pyet sërish nëse e dua Brady-n, po, e dua dhe dua ta takoj” – shkroi Rajek. Kushedi ndoshta të dy takohen dhe njihen mes tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja sllovake e ka ndjekur edhe në stadium Brady-n dhe ka bërë tifo për të. 26-vjeçarja numëron rreth 4 milionë ndjekës në Instagram, ku nuk ngurron të hedhë edhe foto provokuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb