TIRANË

Kryeministri Edi Rama e konfirmoi para mediave takimin që ka patur sot me kryeprokuroren e përgjithshme, Arta Marku. Ai tha se takimi nuk kishte të bënte fare me protestën e opozitës, e mbajtur dje pasdite dhe që zgjati për afro 6 orë.

Ai edhe njëherë ripërsëriti faktin se zgjedhjet nuk do mund të cenohen për asnjë moment.

“Po, kishte një takim, dhe një burim mediatik madje e kemi listuar në atë listën e zyrës që punon me shpifjet, vazhdon zyra punon, janë shumë gjyqe që janë hapur me shpifësit profesionist të PD por do vazhdojë, se kishte nxjerrë që unë e paskam thirrur këtu prokuroren e Përgjithshme dhe kam kërkuar të çojë hetimin për protestën e djeshme tek prokuroria e përgjithshme dhe ajo më paska refuzuar!

Një film! E kam thirrur, po, së bashku me drejtues të tjerë të rëndësive ligjzbatuese, jo për protestën e djeshme, por për domosdoshmërinë e vëmendjes së gjithë institucioneve kur dje u dha mesazhi i cënimit të rendit kushtetues dhe për të garantuar që ky mesazh nuk do të gjejë rrugë për tu kthyer në pengesë për zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë të miat, nuk janë të PS, nuk janë të qeverisë, janë themeli i kësaj shtëpie që kemi vendosur ta ndërtojmë në një sistem bashkëjetese të ndryshmesh. Prekja e këtyre themeleve është prekje e gjithë ngrehinës së përbashkët. Kjo është arsyeja-tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: