TIRANË

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi për tragjedinë e “21 Janarit”, në emisionin “Real Story”, në News24, mes avokatit Spartak Ngjela dhe gazetares Klodiana Lala.

Avokati Ngjela këmbëngul që dosja e bujshme e “21 Janarit” do të rihapet nga Prokuroria e Posaçme dhe do të nxjerrë fajtorët, por gazetarja Lala e sheh me skepticizëm një gjë të tillë.

Pjesë nga debati në studio:
Ngjela: Berisha është i akuzuar si Josef K., nuk ka shkuar akuza në institutin e akuzës. Provat janë në server dhe serverat nuk prishen, pra ngjarja nuk mund të fshihet. Kam informacion që serveri është i saktë, e di dhe Saliu.
Lala: Do ta çojë dikush në prokurori?
Ngjela: Saliu është në mbrojtje, bën një mbrojtje të nivelit të dobët, se e di që serveri është gjallë. Nuk mbrohet dot, sepse në asnjë rrethanë nuk mund të ushtrosh dhunë. Ajo ditë ka diçka shumë interesante, kur kanë ndodhur vrasjet, Rama kishte gjysmë ore që e kishte ndërprerë protestën, kishte mbaruar protesta. Pse nuk qëlloi ai për të vrarë në momentet kur përplasja ishte në pikun e përplasjes? Sepse do të ishte djegur, do ta kishte pësuar si Çaushesku, pikë. I vrau, kur të gjithë po iknin. Ai u tregua normal, e mbrojti, u tërhoq Rama. Të dy palët kishin të dhëna që do ishte masivitet shumë i madh, dhe kjo ishte për Metën. Rama i tërhoqi njerëzit, sepse e pa që po kalohej në përplasje. Në momentet kur janë tërhequr, ai ka vrarë. Serveri është gjallë, janë parë të gjitha lëvizjet nëpër korridore, edhe goditjen që i është dhënë me grusht njërit. Gjithë problemi është te koha.

Lala: Po flasim në dy rrafshe të ndryshme, Ngjela flet në rrafshin politik, unë në atë juridik. Pushtetarët që urdhëruan krimin, por edhe organizatorët e protestës, do të japin llogari para drejtësisë.
Ngjela: Mos krijo skepticizëm.
Lala: Si mund të hapet dosja?
Ngjela: Ju s’keni lexuar Kushtetutën. Të gjitha çështjet për korrupsion hapen nga SPAK. Bjere e vlla Kushtetutën t’ua lexoj, mos më lodhni kot.
Lala: Që të rihapet një çështje, duhet një provë e re, thotë ligji. SPAK është krijuar me ligj të posaçëm.
Ngjela: Po e kthen bisedën në bast. Prite kur të hapet.
Lala: Për sterilizimin nisma “Thurje” ju drejtua…

Ngjela: A do më dëgjosh? Secila nga familjet e viktimave ka avokat dhe mund të kërkojë hapjen e dosjes. Nuk ka shpëtim ajo çështje, është e mbyllur. Se deri ku do shkojë akuza, nuk mund ta themi, se dhe ato do kenë mbrojtje. Kjo që bën Saliu nuk është mbrojtje. E rëndësishme është që janë vrarë katër njerëz, në momentet që nuk ka pas agresion. Dy janë elementët, procesi penal mizerabël. Po të ketë pushtet gjyqësor të pavarur, nuk ka korrupsion.
Lala: Është rasti më i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar, që prokuroria nuk zbatoi urdhrat, në kohën e Ina Ramës. Do duhej që ata që penguan drejtësinë të viheshin pas hekurave.
Ngjela: Po kush do t’i çonte. Unë po ju them që nuk do ta bëjnë këto, por ata që do vijnë.
Lala: Cilët?
Ngjela: Ooo, lëre, nuk flasim pra.
Lala: Të lutem mos ma keqpërdor fjalën, ta çoj deri në fund logjikën. Dikush ka urdhëruar për vrasjen e tyre, por nuk dihet kush është ekzekutori. Ka pas përplasje shumë të fortë në përplasjet e kryeministrisë. Nuk dihet nëse prokuroria ka hetuar organizatorët, po flas këtu për Ramën dhe protestuesit e dhunshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb