Një përgjigje e thatë, pa emocione dhe e prerë! Julian Ahmataj pohon largimin nga Tirana, teksa interesimti të “Balkanweb” i është përgjigjur shkurt, “po, e mbylla”, duke konfirmuar hamendësimin e lindur menjëherë pas mosparaqitjes së tij në seancën e stërvitjes ditën e sotme, seancë që u drejtua nga zëvendëstrajneri Emanuel Egbo.

Ndërkohë pritet emri i pasuesit të elbasanasit, që qëndroi në krye të kryeqytetasve për pak javë. Ahamtaj e mori drejtimin e Tiranës në 25 tetor dhe u largua më 9 dhjetor për herë të dytë, pasi dha dorëheqjen pas humbjes me Skënderbeun, por presidenti Halili e riktheu në detyrë.

Magani
Magani

Pasuesi i tij ende nuk dihet, por Magani ka pranuar kontaktet me 24 herë kampionët. Tekniku peqinas, aktualisht në drejtim të Besës, është një njohje e vjetër e bardhebluve. I pyetur nga “Balkanweb”, Gugash Magani ka deklaruar se ka biseduar me presidentin Halili, por nuk ka asgjë konkrete.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: