VLORA

Një automjet i cili po ndiqej nga Policia është përplasur dhe përmbysur në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se automjeti fillimisht i ka shpëtuar policëve në rrugën e ‘Centrales’, por më pas u përplas me një mjet tjetër dhe ngeli ‘kokë poshtë’.

I plagosuri nga ky aksident është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që më pas është shoqëruar në komisariat me pranga në duar pasi kishte marrë vetëm plagë të lehta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb