Lideri opozitar rus i burgosur, Aleksei Navalny, është përballur sërish me probleme shëndetësore, ku dushohet se është helmuar.

Mediat e huaja shkruajnë se Navalny  është në gjendje kritike për jetën. 46-vjeçari është duke vuajtur dënime prej 11 vitesh e gjysmë për akuza përfshirë mashtrimin dhe përbuzjen e gjykatës, të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se u krijuan për t’i mbyllur gojën.

Shqetësimet për shëndetin e Navalny janë rritur muajt e fundit dhe kanë çuar në një peticion të rrallë në fillim të këtij viti nga një grup ligjvënësish dhe mjekësh rusë, të cilët kanë përdorur emrat e tyre të plotë për të kërkuar që ai të marrë kujdes më të mirë mjekësor, pavarësisht rrezikut për ta. ndiqet penalisht për shprehje të kundërshtimit.

Politikani rus ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për sulm të drejtpërdrejtë ndaj tij. Navalny është helmuar me novichok, një agjent nervor.

Për rastin ka reaguar edhe Marie Struthers, drejtoresha e Amnesty International për Evropën Lindore dhe Qendrore, e cila tha se “Autoritetet ruse të burgjeve po përdorin metodat mizore që kanë rafinuar prej vitesh për të provuar të thyejnë shpirtin e Aleksei Navalny duke e bërë ekzistencën e tij në koloninë penale të padurueshme, poshtëruese dhe çhumanizuese.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb