Frontex ka kapur këtë mbrëmje një familje emigrantësh të paligjshëm në qytetin e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se familja me gjashtë anëtarë, çiftin e bashkëshortëve dhe katër fëmijët, janë kapur pak minuta më parë në unazën e qytetit. Ata ishin duke ecur nëpër qytet, kur janë konstatuar nga policia.

Menjëherë pasi janë ndaluar nga shërbimet, anëtarët e familjes janë transportuar në Drejtorinë e Kufirit për veprime të mëtejshme proceduriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb