Policia në Katalunjë ka ndalur një burrë që ecte me makinë kundravajtje në, kur zbuluan se në anën e djathtë të shoferit gjendej trupi i pajetë i një njeriu.

66-vjeçari dje në mënyrë të befasishme iu nënshtrua një kontrolli rutinor në një pikë që ndan Spanjën me Francën, ku filloi të lëvizë në drejtimin e gabuar të autostradës.

Hetuesit besojnë se i vdekuri 88-vjeç kishte humbur jetën rreth tri javë më parë, dhe se shoferi kishte nisur ta dërgonte në shtëpi në Zvicër.

Trupi i pajetë i burrit që besohet të jetë partneri i shoferit, kishte filluar të copëtohej. Ishte i mbuluar me batanije dhe i lidhur me rrip sigurie, shkruan BBC.

Sot pritet të dalin analizat për të përcaktuar shkakun e vdekjes, pavarësisht se hetuesit besojnë se nuk ekzistojnë dëshmi për ndonjë krim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: